Gazetari grek, Ramës: Nëse Skëndërbeu do ishte grek?

Pas deklaratave në distancë lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, kryeministri Edi Rama vendosi që të flasë, drejtpërdrejt, për një TV grek.

I ftuar në emisionin “Histori” të kanalit “Skai”, Rama u është përgjigjur pyetjeve të para, të katër gazetarëve të njohur grekë.

Mes pyetjeve nuk kishte si të shpëtonte edhe postimi i kryeministrit Rama javë më parë, në lidhje me Akropolin dhe pretendimin se ishte një prift shqiptar i quajtur Gjergj Dushmani që shpëtoi krenarinë e grekëve nga bombardimi.
Grekët i janë drejtuar me pyetjen se si do të reagonte Rama nëse homologu i tij grek do të deklaronte se Skënderbeu është gjysmë grek. Por, nga ana e tij, Rama i ka qëndruar deklaratave të bëra më parë, duke saktësuar se krahasimi nuk është i njëjtë.

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit.

Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar. Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu