Janko Iliovski autor dhe udhëheqës i emisonit “Jadi burek” në TV Sitel, në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ka shkruar se ka qenë i kërcënuar nga persona të panjohur se do t’ia vrasin djalin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më janë kërcënuar publikisht se do të ma vrasin djalin. Ju lutem nëse keni mundësi shpërndane këtë informatë, sepse kjo marrëzi duhet të ndalojë”, ka shkruar mes tjerash Iliovski.
Ai tha se ka një sektor special në MPB, i cili merret me këto kriminel dhe për disa minuta mund t’a zbulojnë se kush ka qenë./Telegrafi/