Gazetarja Klotilda Harka ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka diskutuar për situatat më të komentuara brenda “Big Brother VIP 4”.
Ajo ka ndarë mendimin e saj për Gjestin, duke dhënë detaje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Harka deklaroi se Gjesti ka qenë i martuar para se të hynte në “Big Brother VIP”.
Ndërkohë, vetë Gjesti i ka thënë Eglit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi: “Largohu se kam grua jashtë”, duke i shtuar më shumë peshë këtij diskutimi. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai i referohej Xhenetës apo një gruaje tjetër që mund të ketë jashtë shtëpisë.
“A e mendon të vërtetë këtë pëlqimin e madh që ka Egli për Gjestin, apo të duket se po e përdor për lojë?“, u pyet gazetarja, ndërsa tha:
“Një farë tërheqje ajo e ka, edhe pse është kundërshtuar shumë nga banorët e tjerë. Patjetër që po e bën dhe për dronat, është një farë strategjie kjo. Egli është një vajzë e mprehtë, e ka kuptuar që Gjesti është i dashur për publikun jashtë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me ish-të dashurin e saj, Olsin.
Gjesti i tha: ‘Largohu se kam grua jashtë’. Nuk e di se për kë grua e ka, për Xhenetën apo për dikë tjetër. Se mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në “Big Brother”. Këto fjalë kanë dalë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin nga afër atë. Kaq mund të them”.