Duket se debati për kombin shqiptare ka nxitur debat edhe mes analistit Halil Matoshit dhe këngëtarit, Genc Prelvukaj.
“Turpërohesh kur në shtetin tënd e ke për President, njeriun i cili nuk guxon me i thënë Kombëtares së futbollit të shtetit të cilin “e drejton” ‘kombëtare’, por e cilëson përfaqësuese e Kosovës, kurse ekipit të futbollit të Shqipërisë i thotë Kombëtare!”, kështu ka shkruar ndër të tjerash në Facebook, analisti Halil Matoshi.
Halil Matoshi: “Hashim Thaci e shkeli betimin mbi Kushtetuten e Kosoves – ai
nuk e njeh kombin qe e udheheq!?
Turpnohesh kur ne shtetin tand e ke per President njeriun i cili nuk guxon me i thane Kombetares se futbollit te shtetit te cilin “e drejton” ‘kombetare’ por e cileson perfaqesuese e Kosoves, kurse ekipit te futbollit te Shqipnise i thote Kombetare!
Ai e peshtyne dhe e fyen nji komb te tane dhe asht President i tij!
Paradoksale!
* Kushtetuta e Republikes se Kosoves: “Neni 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës]
1. Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës, dhe mund të dërgoj pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.”
Pra FSK na qenka forcë KOMBETARE e sigurisë PER Republikën e Kosovës. E tash pyetja: Forcë KOMBETARE e cilit KOMB për Republikën e Kosovës? (Autortësia e kësaj është e Fadil Hoxhes. Faleminderit!)
* Po Teatri Kombetar i Kosoves a asht kombetar Zoti President apo Teater perfaqesues i Kosoves?
* Po Biblioteka Kombetare e Kosoves a asht biblioteke perfaqesuese apo…?
* Po cka na qenka kjo STRATEGJIA KOMBËTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË KUFIRIT, qe ka dale nga zyra Juej kur ishit Kryeminister?
* E ciceroni i Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
se “KU MUND TË SIGUROHEN INFORMATAT PËR PARQET KOMBËTARE TË KOSOVËS” a asht gabim sjtypi a po ma qesin syte?
Ju duhet te bani presion tek Qeveria e vendit qe ta shakrkoni ministrin e ambientit sapo te kthehesh ne atdhe Zoti Thaci, se ai dhe ministria etij po e pranueka kombin kosovar!?
* PO kjo AGJENCIA E KOSOVËS PËR MBROJTJE NGA RREZATIMI DHE SIGURIA BËRTHAMORE – AMRK, cfar na qenka? Obobooo, anmiku kosovarist thell i paska fute rrajte ne shtetin qe ti e udheheq!?
* Po kjo afre cude qe ka dale nga zyra Yte President s aishe Kryeminister i Kosoves? Cfar “tradhtie” asht?
Mos vetper ty je kap ne Corpus delicti!
* Po ne pasaporten bimetrike te shtetit qe ti aksidentalisht e drejton, a shkruan Nation= Kosovar apo Albanian?
Zoti President, keto “gabime fatale” si te kthehesh ne zyren tande ne Prishtine duhet me i evitue, perndryshe po rreshqet ne tezat kosovariste te atyne qe ti sonte i ofendove edhe pse jane t’perkushtuem si qytetar te edukuem, taksapagues te rregullt dhe patriota kushtetues kosovare!
“I korituni perpiqet me t’korite” – thote Drenica Jone!
Zoti President, ma thuej nji homolg tandin, kudo ne bote, qe nuk identifikohet me kombin e shtetit qe e drejton, ama vetem nji!?
Pra a kish me qene absurde qe Presidenti Ivanov te thoshte se nuk ka komb maqedon vetem pse ai asht etnikisht bullgar?
A do te ishte marrezi sikur Djukanovic kish me thane se nuk ka komb malazias vetem pse rrajte e largeta te tyne jane ngjita me ato te serbeve?
Ose a nuk do te ishte sknadal nese Presidneti austriak kish me tahne ne Bruksel se nuk ka komb austriak?
Ose Barack Obama te dilte te thoshte se nuk ka komb amerikan ngase te paret e tij nga vija e babes ishin etnikisht kenyan?
Do te shkaktonte tronditje Presidenti I zvicres te thoshte s enuk ka komb helevet, sepse ai asht nji gjerman etnik Johann Schneider-Ammann!
Dhe ne fund te intervistes tande plot ankth e frike mos po gabon e po thue najsen te vertete dhe po del nga rutina e retoriakve tueja mashtruse , megjithate te Fevziu e bane ni “gabim fatal”, the ‘interes nacional’ i Kosoves!
Pra ti e pranon ne nderdije kombin kosovar po s’kie guxim me e thane kete!
Dhe je kalkulant i tmerrshem!
P.S.
Ky dokument ka dale nga Zyra e HTH sa ishte Kryemninister”
E kjo gjë duket se e prekur thellë këngëtarin Genc Prelvukaj, i cili i ka shtruar disa pyetje Matoshit.
Genci ndër të tjerash pyet se si është e mundur që Plava e Gusia janë mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, çfarë kombi jemi na andej (Mal të Zi), transmeton Telegrafi.
“Halil, kusherinjte e mij te pare jane linde e rrite ne Laç derisa na knej ne Prishtine. Dmth nji familje me dy kombe apo ? Damn ur funny.
Halil, Hasi si nenkrahine ndahet ne dy pjese : Njana shkon me Kosoven e tjetra me Shqipnine. Dmth nji Has me dy Kombe apo ?
Halil, Plava e Gusia jane mes shtetit te Kosoves dhe Shqiperise. Cfare kombi jemi na andej se na ke pshtjelle pak apo 50-50. Damn ur funny”, ka pyetur përmes Facebookut, Genci. /Telegrafi/
Genc Prelvukaj shkruan:”Halil, kusherinjte e mij te pare jane linde e rrite ne Laç derisa na knej ne Prishtine. Dmth nji familje me dy kombe apo ? Damn ur funny.
Halil, Hasi si nenkrahine ndahet ne dy pjese : Njana shkon me Kosoven e tjetra me Shqipnine. Dmth nji Has me dy Kombe apo ?
Halil, Plava e Gusia jane mes shtetit te Kosoves dhe Shqiperise. Cfare kombi jemi na andej se na ke pshtjelle pak apo 50-50. Damn ur funny.”/InfoShqip.com