Gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito fituan një udhëtim çift në Maldive, i premtuar nga produksioni në bashkëpunim me një kompani udhëtimesh.
Megjithatë, edhe pas më shumë se dy vitesh, ky premtim nuk është realizuar.
Pavarësisht kësaj, çifti ka vendosur të mos presë më dhe ka organizuar vetë udhëtimin e tyre në Maldive.
Në një video të publikuar, Luizi shprehet: “Në Maldive, jo falë atyre të tjerëve që rrejnë“, duke nënkuptuar zhgënjimin e tij me produksionin për mosmbajtjen e premtimit.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 2”, çifti fitoi edhe një udhëtim tjetër në Bodrum të Turqisë, të cilin e realizuan në gusht të vitit 2023.
Pavarësisht sfidave, Luizi dhe Kiara po shijojnë pushimet e tyre në Maldive, duke ndarë momente të veçanta me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.