Georgia Meloni vizitë në Arabinë Saudite! Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 10 miliardë dollarë

Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman u takua të dielën me kryeministren italiane Giorgia Meloni, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA). “Princi i Kurorës dhe Kryeministrja e Italisë shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe, hulumtuan mënyra për t’i mbështetur dhe forcuar raportet në fusha të ndryshme dhe diskutuan zhvillimet rajonale e ndërkombëtare me interes të ndërsjellë,” tha SPA.

Meloni tha se Italia kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe industriale me vlerë rreth 10 miliardë dollarë me Arabinë Saudite si pjesë e një partneriteti strategjik të forcuar midis dy vendeve. “Ka një potencial të madh në bashkëpunimin tonë dhe dëshira ime është që kjo vizitë të hapë një fazë krejtësisht të re në partneritetin tonë”, tha Meloni. “Kjo është ajo që parashikon deklarata e përbashkët që nënshkruam sot. Ajo deklaroi se dy kombet mund të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të eksplorojnë shumë mundësi të reja së bashku.”

Meloni tha se Italia dhe Arabia Saudite kishin nënshkruar “shumë marrëveshje në nivel qeveritar, por edhe memorandume mbështetëse të nënshkruara nga subjektet publike dhe private gjatë vizitës”. Ajo përmendi infrastrukturën, energjinë, mbrojtjen, sportin, argëtimin dhe turizmin si fusha ku bashkëpunimi midis dy vendeve mund të bëhet “më i fortë, më efektiv dhe më i thellë”.

Gjatë takimit të tyre, Meloni dhe Princi i Kurorës diskutuan gjithashtu një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, duke dëshiruar armëpushimin e përgjithmontë në Gaza, duke mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Siri dhe duke ndihmuar Libanin, tha zyra e kryeministres italiane në një deklaratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu