Lideri i VMRO-PP, Lupco Geogrievski ka propozuar që secili fshat të bëhet komunë dhe me këtë të ketë input politik dhe ekonomik.
Ai theksoi se nëse ka zgjedhje kjo ide do të jetë pjesë e programit të tij partiak.
“Gjatë muajve të fundit jemi dëshmitar të një gare midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së me ide për zgjidhjen e mikro problemeve në Republikën e Maqedonisë. Nuk i nënçmojmë këto ide, por duam që të plasojmë zgjidhje sistematike politike e cila do të zgjidh shumë gjëra në Maqedoni dhe do të sjell një shpirt të ri ekonomik dhe politik, projektin që jemi duke e propozuar është që secili fshat të bëhet komunë dhe të kryhet në tërësi decentralizimi. Besoj se ky provokim do të pranohet nga shumë struktura”, deklaroi Georgievski.