Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin në Aeroportin e Shkupit ku ishte e përfshirë presidentja Vjosa Osmani, të enjten.
“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident”, thuhet në komunikatë për media. Nga MPJD është thënë se kanë kërkuar nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kosovë informacione zyrtare dhe detaje të rastit lidhur me incidentin e presidentes Vjosa Osmani të enjten. Përmes një komunikate për media nga MPJD është se ministrja Gërvalla ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë mbrëmë menjëherë pas incidentit dhe po ashtu edhe të premten duke kërkuar sqarime në lidhje me rastin.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, u ballafaqua me një trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm duke kërkuar informata zyrtare dhe detaje të rastit nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kosovë”.