Olivier Giroud ishte heroi i Milanit në fitoren minimale kundër Genoas.
Francezi nuk e shënoi golin vendimtar por e priti një gol të mundshëm të kundërshtarit.
Ai hyri në portë në minutat e fundit pas Magnian u ndëshkua me të kuq dhe Pioli nuk pati zëvendësime.
Derisa po shkonte aksioni i fundit, ai bëri një ndërhyrje si një portier i vërtet dhe i nxori tri pikë Milanit.
Ai e konsideroi si të pabesueshme atë çfarë ka bërë.
“Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë, nuk e di as vetë se si ndërhyra aty. Ishte fundi më i pabesueshëm i një ndeshje gjatë gjithë jetës time si futbollist. Kjo është një fitore e grupit, e Milanit si familje”, tha Giroud pas ndeshjes.
Milani pas kësaj fitore ka marr kreun e tabelës me 21 pikë, dy më shumë se Interi.