Gjana: 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk duhet të jenë pjesë e PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jemin Gjana shprehet se mbështet vetëm Partinë Demokratike, dhe jo një individ të caktuar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit, ai shprehet se është në PD për një institucion legal, ndërsa shtoi se 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, që u krijuan një ditë më pare, nuk duhet të jenë më pjesë e PD-së.

“Jam sot se jam votuar për të vënë një institucion legal në PD. Jam votuar nga ju që jeni sot këtu nga disa që ishin dje aty. Jam këtu sepse i vetmi individ, ndjesë për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj dhe kam marrë pjesë në Kuvendin e parë të PD-së, që jam pjesë e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush këtë luks, do ta quaj. Në kryesi u kam thënë kolegëve që asnjëherë, që nga dita e parë e deri më sot, nuk jam as me Berishën, as me Selamin, as me Shehun e as me Bashën. Jam me PD-në. Dhe jam sot këtu se kam qenë 30 vite pa ndërprerje tek institucionet legale të PD-së. Jam pro vendimeve të marra në kryesinë e PD-së. Nuk do të përjashtojmë ata që kanë shkuar në stadium, se janë të lirë të shkojnë kudo. Ata që kanë bërë një grup 29, siç kemi bërë në ’97, ata nuk mund të jenë në 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua të them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dalë në ’97 me automatik. Kishim probleme me tanët, me grupe të armatosura. Por njerëzit nuk i lëshuam dhe nuk duhet t’i lëshojmë. Trupa e PD-së, duhet të shtrihet në terren, Atje duhet të bëjmë debatin,” shprehu Gjana.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu