Gjashtë ambasadorët e nominuar sot marrin ‘vizën’ në Kuvendin e Maqedonisë

Gjashtë ambasadorët e sapoemëruar të Maqedonisë së Veriut sot do të referojnë para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, informon INA.

Platformat e tyre do t’i prezantojnë ambasadorët Teuta Agai – Demjaha në misionin e OKB-së në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë diplomatike konsullore në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë diplomatike konsullore në Doha, Svetlana Geleva në misionin e Këshillit të Evropës në Strasburg, Danco Markovski në përfaqësinë diplomatike konsullore në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë diplomatike konsullore në Kopenhagë. Qeveria në dhjetor të vitit të kaluar ka konfirmuar listën me 19 propozimet e ambasadorëve që duhet të plotësojnë vendet vakante nëpër përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë së Veriut.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu