Gjashtë milionë euro shtesë janë ndarë për sanimin e gjendjes në vendet e përfshira nga vërshimet më 6 gusht në rrethinën e Shkupit. Prej tyre, tre milionë janë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, 2,5 milionë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, ndërsa 500 mijë euro ka ndar komuna e Gazi Babës.
Këtë sot e theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski gjatë përurimit të fillimit të rikonstruksionit të rrugës “Alija Avdoviq” në lagjen Hasanbeg, duke theksuar se gjithsej 10 milionl euro do të investohen për përmirësimin e infrastrukturës në vedet e përfshira nga vërshimet.
“Si Qeveri punuam me përkushtim që t’i përmirësojmë të gjitha kushtet në rajonet e vërshuara dhe për atë kemi bërë disa hapa të mëdha. Para se gjithash, siguruam tre milionë euro shtesë drejtëpërsëdrejti nga Qeveria përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për përmirësimin e rrjetit rrugor, ndërsa njëherit edhe e ndryshuam Ligjin që të mundet “Rrugët e Maqedonisë” në mënyrë të drejtpërdrejt të përfshihet në ndërtimin e të gjitha rrugëve lokale në vendet e prekura nga vërshimet”, tha Misajllovski.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski saktësoi se për rikonstruimin e rrugës “Alija Avdoviq” Qyteti i Shkupit ka ndarë tetë milionë denarë. Me ato mjete, siç tha, do të rinkontruohet rruga nga udhëkryqi te stacioni i fundit “45” deri te kanali në Hasanbeg në gjatësi prej 550 metra.
Kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski theksoi se për një kohë shumë të shkurtër infrastruktura rrugore në vedet e përfshira nga vërshimet është kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa diku madje është përmirësuar./InfoShqip