Gjashtë policë nga Kocani rrihen nga huliganët maqedonas

Gjashtë policë nga Kocani janë lënduar pas ndeshjes së djeshme futbollistike midis “Bregallnicës” dhe “Pelisterit”, pasi që kanë intervenuar për shkak të prishjes së rendit publik, informuan sot nga MPB-ja.

Incidentin e kanë shkaktuar tifozët e klubit futbollistik “Pelister” të cilët gjatë ikjes kanë dashur që të përllogariten me tifozët e klubit futbollistik “Bregalnica”.

 Policët që kanë dashur ta pengojnë incidentin janë sulmuar fizikisht nga një numër më i madh i tifozëve. Përskaj tyre, janë lënduar edhe tifozët. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike në Kocani ku iu është dhënë ndihma mjekësore.

Policia për ngjarjen ka paditur pesë persona nga Manastiri.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu