Gjashtë zakonet që po na plakin

Rrudhat janë pjesë e procesit të plakjes dhe jetës, por nëse mendoni se vetëm vitet kanë fuqinë t’ju shfaqin rrudhat në fytyrë, gaboni ! Vetë ju, dieta ushqimore, stili i jetës mund të ndikojnë në këtë proces natyral duke përshpejtuar shfaqjen e rrudhave.
Rutina juaj e bukurisë dhe zakonet e përditshme mund të përkeqësojnë situatën , ndaj Living ka ndarë me ju zakonet që po ju plakin. Në rast së doni një lëkurë të gjallë e plot jetë MOS:

MOS Pini duhan
Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i rrudhave. Studimet me çifte binjakësh kanë qenë hulumtimet më interesante që kanë dëshmuar këtë fakt.
MOS Hani sheqer artificial
Ju jeni çfarë hani ? Kjo shprehje është mëse e vërtetë. Një dietë e varfër në vitamina protein e minerale shkakton humbje të elasticitetit të fytyrës, duke shkaktuar rrudha. Sheqer i rafinuar dhe karbohidratet të tjera të thjeshta shkaktojnë inflamacion duke shkaktuar rritjen e nivelit të insulinës. Shmangni sheqerin artificial dhe lëkura juaj do t’ju falenderojë
MOS Pini alkool
Të gjitha tipet e alkoolit dehidratojnë lëkurën tuaj. Me kalimin e kohës, lëkura juaj do të humbasë elasticitet dhe në mungesës të ujit, formohen rrudhat. Përveç kësaj, alkooli mund të ulë nivenet e vitaminës A , e cila është një antioksidant shumë i rëndësishëm për lëkurën dhe trupin. Kjo vitaminë është jetike në rigjenerimin e qelizave të reja. Vitamina A është gjithashtu shumë e rëndësishme në prodhimin e kolagjenit . Kur ju keni sasi më të ulët të kolagjenit, ju humbni elasticitetin e lëkurës.
MOS Përtypni çumçakiz
Përtypja e çumçakizit formon rrudha në pjesën e buzëve dhe veç kësaj shkakton probleme të tjera në strukturën e gojës.
MOS Flini me makeup
Nëse fytyra juaj nuk pastrohet nga produktet e makeup-it ato do të depërtojnë në lëkurë duke thyer kolagjenin. Kjo mund të përshpejtojë procesin e daljen e rrudhave.

MOS Harroni të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit
Çdo ditë të vitit duhet të lyheni me krem kundër diellit. Zgjidhni një SPF 30 dhe një që ka oksid zinku ose dioksid titaniumi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu