Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 26 aksidente, në të cilat janë lënduar 25 persona.
Më 26 gusht – e premte policia ka kryer kontroll në 12 aksidente. Prej të cilave 5 janë me pasoja të dëmeve materiale, gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona.
Ka ndodhur edhe një aksident në të cilën lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i motoçikletës.
Më 27 gusht – e shtunë është kryer kontroll i gjithsej nëntë aksidenteve prej tyre tre janë me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa me pasoja të lëndimeve të lehta trupore në pesë aksidente kanë marrë shtatë persona.
Ka ndodhur edhe një aksident ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një bashkëudhëtar, ndërsa dy persona kanë pasur lëndime të rënda.
Më 28 gusht – e diel në pesë aksidente që kanë ndodhur, lëndime të lehta kanë pësuar pesë persona. Ndërsa në një aksident tjetër lëndime të rënda ka pësuar një këmbësor.
Nga SPB-Shkup për MIA-n informojnë se gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar një numër çdoherë e më i madh i shkeljeve. Gjashtëdhjetë e tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 11 shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa 7 shoferë kanë kryer shkelje në baza të ndryshme. Janë sanksionuar 4 shoferë të cilët gjatë drejtimit të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse. Janë hasur edhe 42 veta të cilët kanë drejtuar automjetin pa leje shoferi respektivisht të paregjistruar.
Me ndihmën e automjetit special “merimanga” janë larguar 88 automjete.