Gratë pësojnë ndryshime fizike gjatë shtatzënisë, e po ashtu nga pritja e një fëmije ndryshon edhe truri.
Shtatzënia ndryshon madhësinë dhe strukturën e disa pjesëve të trurit, përfshirë mendimet, ndjenjat, besimet dhe qëllimet e të tjerëve, thuhet në një studim të botuar në revistën Nature Neuroscience, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Këto ndryshime sipas ekspertëve, zgjasin për rreth dy vjet.
Shkencëtarët po ashtu thonë se disa ndryshime që ndodhin gjatë shtatzënisë, te nëna mund të rrinë ashtu deri në një moshë të shtyrë.