Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi të tij në facebook, ka postuar një fragment të librit të ish-gjeneralit gjerman të KFOR-it, Klaus Reinhardt.
Sipas fragmentit të përkthyer nga gjuha gjermane, gjenerali thotë se Rugovën e ruanin truprojat nga ”të vështirët” dhe “kundërshtarët politikë”!!!
Ja postimi i tij i plotë:
Rugovën e ruanin truprojat nga ”të vështirët” dhe kundërshtarët politik!
11 nandor 1999 Shtëpia e cila shërben edhe si rezidencë është një shtëpi normale….Rugova është një mikëpritës plotë dashuri njerëzore…Aty isha me Z. Gilmoore, dhe pasi që Rugova na tregoi brendinë, tregoi edhe dhomën në të cilën e kishin mbyllur ( burgosur) serbët gjatë luftës…Brendia e shtëpisë me ato dekorime druri nga qyteti i Pejës, me bënë të ndihem sikur në dhomat e ndejës në Bajernin Verior (Gjermani).. Ai ndër të tjera na kërkoi që ne të bëjmë çka është e mundur që të ruhet Trepça, të fillojnë punët aty ku është e mundur…..Në fundë une mora përseri edhe një gur kristali të TREPCËS si dhuratë….Gjenerali K. Reinhardt , libri KFORI, faqe 189-190….pjesë nga libri i gjen. Klaus Rheinardt në gjermanishte./Botasot