Gjermani: Dramë familjare, babai vret dy fëmijët dhe më pas veten (FOTO)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Bad Driburg (NRW) – në lindje të Vestfalisë

Babai (33) vrau dy fëmijët – një djalë (8) dhe një vajzë (5) – përpara se ai të vriste veten. Policia e ka zyrtarizuar lajmin të enjten në mëngjes për “Bild”. “Për informacione të mëtutjeshme do ketë konferencë për shtyp përgjatë ditës.”

Rreth orës 22.25 policia mori një thirrje alarmi. Një grua (28) pas zënkës me burrin ishte arratisur nga shtëpia. Burri ktheu në shtëpi dhe në këto momente histerie kishte qëlluar dy fëmijët dhe më pas veten, përcjell botasot.info. Policia nuk kishte pasur mundësi komunikimi me polakun.

Papritur vajza (3) e hapi derën, ku në shtëpi policia gjeti të plagosur me thikë tre viktimat. Mjeku amë vetëm se konfirmoi vdekjen e tyre.

Një komision prej nëntë vetash po heton ngjarjen dramatike. Pista kryesore e hetimit është vetëvrasja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu