Policia gjermane duhej të zgjidhte një mosmarrëveshje të rrallë midis një berberi dhe klientit të tij në Vettelschoss.
Klienti 32-vjeçar ishte i pakënaqur me prerjen e flokëve, saqë situata u përshkallëzua, shkruan “N1”.
Sipas deklaratës së policisë, burri shprehu pakënaqësinë për prerjen e flokëve sepse nuk i pëlqente. Më pas ka nisur një debat verbal me sharje dhe kërcënime.
Berberi dhe klienti i tij akuzuan njëri-tjetrin, debatuan, pati shtyrje fizike dhe më pas u thirr policia.