Gjermania dërgon tanke në Lituani

Gjermania ka filluar të dërgojë tanke dhe pajisje të tjera ushtarake në Lituani, si pjesë e misionit të NATO-s për forcimin e mbrojtjes të Evropës lindore. Me këtë veprim, Berlini i ka dërguar mesazh Moskës, për të denoncuar aktet agresore.

Komanda e ushtrisë gjermane ka njoftuar se ka dërguar 200 makina, përfshirë 30 tanke. Po ashtu drejt Lituanisë janë nisur edhe 450 trupa ushtarake, transmeton Gazeta Express.

Shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dërgimi i trupave gjermane në lindje të Evropës – qoftë edhe si pjesë e misioneve të NATO-s – vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme në Gjermani dhe në rajon.

Liderët e NATO-s janë pajtuar që të dërgojnë trupa dhe armatim në këtë pjesë të Evropës, pasi Rusia aneksoi paligjshëm gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu