“Gjermania nuk përfshihet në zgjidhjen e kontestit të emrit”

 

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski tha se Gjermania nuk përfshihet në zgjidhjen e kontestit të emrit. AI tha se bisedimet zhvillohen nën patronazhin e Kombeve të bashkuara dhe ndërmjetësit Metju Nimic. Boshnjakovski edhe sot tha se ekziston optimizëm lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit,

“Kishim takim të dy kryeministrave, kemi kontakte intensive mes dy ministrave të jashtëm, vetë negociatat janë dëshmi se ekziston hapësirë për optimizëm. Informacionet janë nga burime të ndryshme dhe theksuam se nuk do të spekulojmë me përmbajtjen e negociatave dhe optimizëm ekziston”  deklaroi Boshnjakovski lidhur me pyetjen e parashikimit të kryeministrit Zoran Zaev se deri në muajin korrik mund të ketë zgjidhje të emrit./InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu