Gjermania presion Greqisë?! Kotzias pas takimit me homologun Steinmeier: Duam integrimin e Shqipërisë, do zgjidhim problemet!

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar në Berlin se vendi i tij dëshiron të zgjidhë problemet me Shqipërinë dhe dëshiron integrimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun gjerman, Steinmeier, kryediplomati grek i kujtoi Shqipërisë se për të vijuar procesin e integrimit duhet të përmbushë detyrimet. Ai kujtoi se më 12 dhjetor do të paraqitet konkluzionet e Këshillit të Evropës.

Kotzias: Qeveria jonë dëshiron të zgjidhë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me produktivitet problemet që vijnë nga e kaluara. Me Shqipërinë, dihet se kemi bërë një punë sistematike për të përcaktuar objektivat së bashkuar për të gjetur zgjidhje mbi problemet që vijnë nga e shkuara.

Ne kemi krijuar 6 grupet e konsultimit për probleme të veçanta, nën ombrellën dhe përgjegjësinë e Sekretarëve të Përgjithshëm të dy shteteve. Ka pasur manipulime me deklarata për fat të keq dhe ka një tendencë të zhvillimit të nacionalizimit në prag të zgjedhjeve.

Ai bëri thirrje që të ulen tonet për të rënë dakord për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve sipas standardeve evropiane, të cilat sipas Kotzias, të mos lejojnë që të ndërhyjnë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kotzias: Rekomandimi dhe inkurajimi im për të gjithë, është që të ulim tonet, të biem dakord në një rrugë evropiane, të mund të zgjidhim menjëherë problemet tona, duke mos i lejuar ato të ndikojnë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Do të duket edhe më 12 dhjetor, në konkluzionet e KE-së, se ne duam integrimin e Shqipërisë në BE.

Duam fqinjë evropianë rreth nesh, sepse kështu kemi përfitim, por duhet veçse që Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara, si gjyqësorin, reformën administrative, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, të drejtën e pronës dhe mbrojtjen e minoritetit etnik grek.

Për të zgjidhur këto probleme, ministri i Jashtëm grek thotë se duhet të tejkalohet logjika e Enver Hoxhës.

Kotzias: Pra duhet të tejkalohet logjika e Hoxhës, sipas të cilit pakicë sipas të cilit minoritar është vetëm ai që jeton në këtë zonë dhe popullsitë e mëdha, që janë shumicë në disa zona, të mos kenë të drejtat e pakicave.

Duke folur për Turqinë, ai theksoi se marrëdhëniet e këtij vendi me Bashkimin Evropian janë të tensionuara, duke nënvizuar se pa qenë një shtet demokratik, Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së.

Kotzias: Lojërat publike me Traktatin e Lozanës, nuk mund të jenë një zgjedhje politike. Gjithkush e di se çfarë do të thotë në Evropë për të vënë në pikëpyetje kufijtë. Sigurisht kjo nuk do të kontribuojë në stabilitetin e domosdoshëm të kërkuar nga qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu