Ja ç’farë ka shkruar në profilin e tij kryetari i ri i Kumanovës pas fitores (FOTO)

Kryetari i ri i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka bërë një gjest të madh, një gjest që rrallë nga politikanët e bëjnë.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar një shkrim ku ka theksuar se gjëra të mira po vijnë për Kumanovën. Edhe pse tashmë ka fituar zgjedhjet qysh në rundin e parë dhe ka siguruar një mandat 4 vjeçar, ai ka vazhduar me premtime duke thënë se do të punojë dhe se gjëra të mira po vijnë për Kumanovën.

Gjëra të mira po vijnë në Kumanovë.

Ju falënderoj të gjithëve, çdo qytetar që dha votën për Kumanovën.

Falënderim deri tek secili që besoi dhe beson në tregimin tonë të bukur të cilin do ta shkruajmë të gjithë së bashku. Vota juaj është detyrimi ynë për një qytet më të mirë“- shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, Maksim Dimitrievski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu