Gjesti befason me deklaratën e tij: Dua të afrohemi, të jemi si kemi qenë

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli patën një bisedë të sinqertë, duke tentuar të qartësojnë marrëdhënien e tyre mes tensioneve të mëparshme.

Përkundër situatave të mëparshme të ngarkuara mes tyre, kësaj here dyshja u duk se po flisnin me qetësi.

Në një moment, Gjesti i tha Eglit: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.”

Ky deklarim e bëri Eglin të reagojë menjëherë duke kërkuar sqarime: “Si?”

Gjesti e sqaroi dëshirën e tij me një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.

Kjo i hapi rrugë një momenti edhe më të tensionuar, pasi Egli vijoi me pyetjen: “Të lidhur?” dhe Gjesti u përgjigj me siguri: “Unë të kam thënë që dua”.

Megjithatë, Egli i vuri një vijë të qartë situatës duke i kthyer një përgjigje të prerë: “Unë nuk dua unë.”

Biseda mes tyre ka lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre në shtëpi dhe se si do të ndikojë kjo në dinamikën e lojës së BBVA.

Fansat tashmë presin reagime të mëtejshme dhe zhvillime të reja mes dyshes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu