Gjesti është përfshirë në një debat të ashpër në ditën e sotme (e hënë) me Joz Markun. Banori nga Kosova e ka akuzuar se po kopjon lojën e tij me rikthimin në shtëpi, pasi një herë u përjashtua nga vet ai.
I njëjti i tha se e ka parë atë nga jashtë dhe se tani po bën të njëjtat gjë sikurse ai.
Jozi nga ana tjetër e mohoi këtë dhe e kundërshtoi këngëtarin pejan për ato që deklaroi.
“E ke parë jashtë dhe ke ardhur të bësh lojën time. E ke vjedhur stilin tim”, i tha Gjesti.
“Sa këndoj unë ti nuk mund të këndosh për pesë muaj. Ti ke ardhur nga jashtë. Ik Ik”, iu kundërpërgjigj.
Jozit ia dha mundësinë sërish Gjesti për t’u kthyer në shtëpi me një avantazh që kishte nga Vëllai i Madh.
Veç tij hyri edhe Amber e ish-banori G Bani.