Gjesti i martuar me Diellzën? Zbulohet e vërteta

Së fundmi, në media janë përhapur spekulime se këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, mund të ketë qenë i martuar para pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Kosova 3”.

Këto zëra u përforcuan nga deklarata të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të gazetares Klotilda Harka, e cila sugjeroi se Gjesti mund të ketë pasur një martesë të mëparshme.

Megjithatë, sipas burimeve të “Prive”, këto pretendime janë të pabazuara. Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar, por ka pasur një bashkëjetesë katërvjeçare me një vajzë nga Prishtina, e quajtur Diellza, e cila nuk është pjesë e botës së të famshmëve. Marrëdhënia e tyre përfundoi para se ai të hynte në “Big Brother VIP Kosova 3”.

Këto informacione hedhin poshtë spekulimet e mëparshme dhe sqarojnë se Gjesti nuk ka pasur një martesë të mëparshme, por vetëm një lidhje të gjatë bashkëjetese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu