Një makinë kineze nga 8000 euro. Gjigandi kinez i makinave BYD ka shpallur një revolucion në tregun e makinave elektrike. Në mesin e vitit të ardhshëm, marka kineze do të prezantojë modelin Galeb, i cili do të jetë modeli i tyre i parë në treg me bateri natriumi, transmeton InfoShqip.
Bateritë e natriumit janë shumë më të lira, më të sigurta dhe zgjasin më shumë se bateritë e litiumit, megjithëse disavantazhi i tyre kryesor është se ato ofrojnë një densitet më të ulët të energjisë. Për këtë arsye fillimisht do të vendosen vetëm në vetura elektrike me rreze të shkurtër dhe të mesme.
Makina elektrike BYD Seagull supozohet të nisë kalimin masiv në energji elektrike dhe është një makinë 3.6 metra e gjatë me pesë ulëse që do të ketë një autonomi prej 300 kilometrash. Çmimi? 8000 euro!
Sipas BYD, bateritë e natriumit mund të prodhohen me një çmim prej 88 euro për kWh (një çmim i ngjashëm me bateritë e litiumit), por me rritjen e prodhimit, prodhuesi kinez shpreson ta ulë këtë çmim në 68 euro/kWh.
Me këtë lëvizje, BYD do t’i hapte rrugën një makine elektrike me kosto të ulët, por edhe do të krijonte mbrojtje ndaj rritjes së pandalshme të çmimit të litiumit, i cili tashmë është rritur me 145 për qind këtë vit./InfoShqip.com