Gjithçka gati! Kryeministri Rama prezanton përfundimin e projektit gjigant: 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale (VIDEO)

Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga Thumana ku shihen banesat e ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit të dy viteve më parë.

Kreu i qeverisë njofton se në shërbim të banorëve janë 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale. Sipas Ramës kantieri i ri i Thumanës, ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë. 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, – shkruan Rama.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu