Gjorge Ivanov merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së

Nga sot e deri më 23 shtator, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të merr pjesënë punimet e sesionit të 71-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Ivanovi do t’i drejtohet Asamblesë së përgjithshme me temën ”Qëllimet e qëndrueshme zhvillimire: trysni univerzale për transformimin e botës sonë”. Ai do të flet edhe në takimin e lartë në OKB që do t’i kushtohetlëvizjes së madhe të refugjatëve dhe migrantëve.

Në kuadër të pjesëmarrjes së zhvillimeve në OKB, kryetari Ivanov do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm, Ban Ki-Mun, si edhe më shumë takime dypalëshe me shefa të shteteve dhe qeverive.

Një takim i Ivanovit është paraparë edhe me përfaqësues të diasporës maqedonase në Neë Jeresy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu