Të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit dhe Apasiev janë fundosur, të gjitha të pavërtetat e tyre janë demaskuar. Gjuha maqedonase pati jehonë në Bruksel, hyri në BE, u hap rruga që gjuha maqedonase të bëhej gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, thonë nga LSDM.
“Gjatë konferencës ndërqeveritare, jo vetëm që flitej gjuha maqedonase, por ishte e disponueshme në kanalin zyrtar të BE-së dhe në shërbimin satelitor të BE-së ishte shkruar si gjuhë maqedonase.
Negociatat do të zhvillohen në gjuhën maqedonase me formulim të qartë, pa shpjegime shtesë, pa fusnota, yje dhe mbiemra.Ne e kemi mbrojtur gjuhën maqedonase, identitetin dhe veçantinë, do të integrohemi në BE si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Me këtë janë shembur të gjitha gënjeshtrat që VMRO-DPMNE dhe e Majta po i përsërisin me muaj të tërë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.