Gjykata e Apelit në Maqedoni konfirmon vendimet e Penales për konfiskimin e pasaportave

Gazetarja Ivona Talevska mbetet pa pasaportë. Gjykata e Apelit ia refuzoi ankesën si të pabazë dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale ku i konfiskohet pasaporta, njofton Alsat M.

Ajo para gjykatës më të lartë theksoi se pasaporta i duhet për shkak të angazhimeve profesionale. Talevska është e akuzuar në rastin “Tifani” për evazion fiskal.

Apeli mori vendim edhe për ish shefin e njësisë Alfa, Ivica Ançevski-Puki i akuzuar në rastin “Tortura” për arrestimin e Ljube Boshkovskit. Edhe ankesa e tij u refuzua, edhe për të mbetet masa e kujdesit. Ai çdo të premte do të paraqitet në gjykatë por edhe do të ketë ndalesë komunikimi me persona të caktuar.

PSP paraqiti 30 ankesa ndaj vendimit të Apelit që të mos përcaktohet asnjë paraburgim ndaj 17 kërkesave me masë të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu