Gjykata e Gruevskit edhe njëherë pengon PSP-në, arsyetohen se nuk mund të hapin USB-në për kërkesat e Janevës!

PSP ende nuk ka asnjë përgjigje nga Gjykata themelore Shkupi 1 për masat e propozuara për lëndën e tyre të re “Thesari”. Në hetimin e ri të Speciales me emrin “Arkai” të dyshuar janë tre persona udhëheqës në DSK dhe një në MPB.

Prokuroria Speciale konsideron se këta persona kanë marrë nga buxheti mbi 862 mijë euro për pasurim personal. Me çmime jo reale kanë furnizuar pajisje elektronike komunikuese për MPB-në përmes ndërmarrjes “Finzi”. PSP ka kërkuar masë kujdesi dhe vëmendje për tre persona të dyshuar si dhe merren edhe dokumentet e udhëtimit.

Gjykata Themelore Shkup 1 nuk i ka pranuar dhe i ka kthyer prapë kërkesat e PSP-së, për caktimin e masës së kujdesit për tre persona dhe paraburgim për të katërtin për rastin “Arka” me arsyetimin se nuk kanë mundur ti hapin dëshmitë në dokumentet sepse janë të koduara.

Dëshmitë janë dorëzuar në formë elektronike përmes USB-së të cilën gjykatësit e caktuar nuk kanë mundur ta hapin, njoftuan nga Gjykata.

Për këtë është njoftuar Prokuroria Speciale nga e cila është marrë përgjigjja se gjykatësit duhet ta marrin parasysh propozimin e dërguar te ata ndërsa shqyrtimi i dëshmive do të mund të bëhet së bashku në prani të përfaqësuesve të PSP-së, por Gjykata këtë kërkesë të PSP-së e kanë konsideruar si të papranueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu