Gjykata e Tiranës merr vendim për Noizyn

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për reperin Noizy dhe DJ Crax.

Sipas Top Channel, seanca u shqyrtua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja, Marinela Osmani, përcjell Klankosova.tv.

Më poshtë vendimi i gjykatës:

Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshem, të kryer në date 07.08.2024, ora 07:30, për qëllime ekstradimi, të shtetasit R. R.

Të caktojë ndaj shtetasit R. R., masën shtrënguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.

Të vleftesojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në date 07.08.2024, ora 08.00, për qëllime ekstradimi, të shtetasit B. B..5. Të caktojë ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.

U shpall në Tirane, sot në datë 08.08.2024


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu