Gjykata refuzoi paraburgimin edhe për Mijallkovin

Këshilli Penal i Gjykatës Penale mbrëmë ka vendosur që për ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të mos caktojë masë paraburgimi e as masë kujdesi, njofton Portalb.mk.

Siç kuptojnë nga NOVA TV mbrëmë nuk janë marrë parasysh as edhe lista me gjykatës të cilët përmenden nga ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska gjatë bisedës telefonike me Sasho Mijallkovin. Kjo telefonatë ishte pjesë e “bombave” të publikuara më 2015-n nga lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Krahas refuzimit të parashtrimit të masës së paraburgimit, për të lartpërmendurit nuk është caktuar as masë e kujdesit.

Masë e kujdesit është caktuar vetëm për njërën nga të punësuarit e administratës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Përndryshe, të premten në mbrëmje rreth orës 21.40 Gjykata Themelore Shkupi 1 nga prokuroria Speciale Publike (PSP) ka pranuar lëngën “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa”. Në këto raste të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov. PSP kërkoi paraburgim për Gruevskin dhe Mijallkovin.

Me të arritur lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Target”, “Titanik” dhe “Fortesa” siç kumtuan dje nga kjo gjykatë ata janë pranuar nga gjykatësit Ivica Stefanovski dhe Goran Boshevski. Këto janë ndarë në bazë të sistemit elektronik të udhëheqjes së lëndëve nga ku kërkohet edhe përcaktim i masës për paraburgim.

Edhe pse gjykata njoftuan se dje do të ketë vendim për këto lëndë, ndërkaq afati ka skaduar dje, as deri në këto momente nuk ka ndonjë informatë për vendim nga Gjykata Penale.

Ndryshe, dje Gjykata, nga 18 kërkesa të parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike, refuzoi 8 prej tyre. Nuk u miratuar as një masë paraburgimi, por vetëm masë e kujdesit, marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë çdo të henë.

Në lidhje me refuzimin e paraburgimit, nga PSP njoftuan se do të përgatisin dokument për reagim ndaj tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu