Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë Mbledhje të përgjithshme, ku do të shqyrtohen raportet për punën e gjykatave për vitin 2016, njofton InfoShqip.
Në pajtim me rregulloren për punë të Gjykatës Supreme, krahas gjykatësve të Supremes, në mbledhje do të marrin pjesë kryetari i Gjykatës së lartë administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip, ndërkaq i ftuar është edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë./InfoShqip.com