Gjyqi për rastin e Almir Aliut nuk po përfundon ende (VIDEO)

Ende nuk ka përfunduar ekspertiza neuropsikiatrike e të akuzuarit Boban Iliç nga Kumanova, i cili akuzohet për mbytjen e 4 vjeçarit, Almir Aliu,

Burime nga Klinika neuropsikiatria për Alsat-M bëjnë të ditur se nuk ka ndonjë kohë të caktuar për përfundimin e ekspertizës dhe se e gjithë kjo varet nga puna e mjekut. Në Opinion dyshohet se mund të manipulohet procesi në fjalë.

Megjithatë eksperti i kësaj lëmie, Sashko Dukoski thotë se ”Nuk mundet që atyer personave t’u thuhet mu bë terr para syve ose më pengoi drita dhe me këtë të arsyetoni vrasjen duke i gënjyer ato se nuk keni qenë në gjendje normale. Kjo nuk ka sens. ekspertiza bëhet në mënyrë ekipore dhe nëse pas kësaj prokurori nuk është i kënaqur është e hapur mundësia e ”superhetimit” i cili zakonisht bëhet nga bordi medicinal, në të cilin bëjnë pjesë rreth 15 mjek.”

Përndryshe, procesi për Almir Aliun zvarritet që nga 25 qershori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu