80 vjeçarja Ernestine Shepherd është gruaja më e vjetër që merr pjesë në fushën e ‘bodybuilding’.
Ernestine Shepherd, është femra më e moshuar në botë, që vazhdon të marrë pjesë në konkurset e ‘bodybuilding’.
Fakti më i pabesueshëm rreth saj është që as nuk e kishte idenë për këtë sport, deri në moshën 50-vjeçare.
Në vitin 2010 ajo hyri në librin e rekordeve Guinness si femra më e vjetër që merr pjesë në “’bodybuilding’
Cilat janë sekretet e saj? Le t’i marrim me radhë:
1. Ernestine zgjohet çdo mëngjes në orën 2.30 të mëngjesit (pa vënë kurrë alarmin e orës).
2. Pas zgjimit lexon lutjet dhe më pas përgatit mëngjesin.
3. Dhjetë të bardha veze me pak ujë dhe disa arra; ky është mëngjesi i saj, prej vitesh.
4. Këndon të njëjtën këngë çdo mëngjes.
5. Ernestine bën rreth 10 km vrap në ditë.
Gjithçka nisi fare rastësisht! Si pjesa më e madhe e njerëzve nëpër botë, edhe ajo e kalonte kohën e lirë duke mos bërë asgjë.
Një ditë, e motra i propozoi të bënin disa ushtrime që u shtuan me kalimin e kohës!
Pas garës së parë nuk priste asnjë rezultat por shumë shpejt menaxheri telefoni të shkonin më larg se aq dhe, prej asaj kohe, 80-vjeçarja është bërë një sportiste profesioniste; frymëzimi i shumë njerëzve sot, nëpër botë!
E ndërsa ajo merret me mbajtjen trupit në formë gatimi i takon ta bëjë bashkëshorti i saj, me të cilin ka 60 vjet e martuar.
Ajo ka shkruar edhe një libër së fundmi, ku flet për shëndetin, si ka arritur të mbajë trupin në formë, motivimet e saj në jetë etj.
Motoja e saj është: E vendosur, e dedikuar dhe disiplinuar. Në fakt ky është mesazhi që 80 vjeçarja kërkon të përhapë në të gjithë botën.
Ernestine Shepherd, është dëshmia më e qartë që asnjëherë nuk është vonë për të arritur çfarë dëshiron në jetë.
Ajo beson se sekreti i suksesit është që “nuk heq dorë”.