Godet Berlini: Maqedonia në rrezik të madh. Ivanovi menjëherë ta ndaj mandatin

Presidenti Gjorgje Ivanov duhet menjëherë t’ia ndajë mandatin shumicës parlamentare dhe ti jap fund krizës në Maqedoni, kërkoi ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Zigmar Gabriel, njofton agjencia e lajmeve INA.

“ Egziston shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, e cila buron nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Shkalla e pasigurisë që aktulisht përballet vendi i zgjon emocionet e vjetra dhe përbën një rrezik të madh. Për këtë arsye duam të angazhohemi për tejkalimin e bllokadave në Ballkan, e posaqërisht në Maqedoni. Qëllimi është të shtohet kujdesi për krijimin e një bashkëjetesë paqësore dhe demokratike”, deklaroi diplomati gjerman.

Rreth shqetësimeve në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedoni, Sigmar ka zhvilluar bisedime me homologun e tij spanjoll Alfonso Dastis në Berlin. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu