Goditet me veturë një polic në qendër të Tetovës

Para disa minutave në qendër të Tetovës është shkelur një polic, nga ana e një personi rreth 30 vjeçar me veturën e tijë Audi A4./Tv Koha

Sipas dëshmitarëve polici është goditur duke kaluar rrugën tek vijat e bardha nga pakujdesia e shoferit, menjëher pas ngjarjes polici me veturën e ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës.

Gjendja e policit nuk është në rrezik për jetën por sipas disa kolegëve të tijë ai do të mbahet për shërim të mëtutjeshëm.

Ekipet e policisë kanë dalur në vend ngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotësishme të rastit q \ë coi deri tek ky aksident, por nga disa fjalë që qarkullojnë nga vend ngjarja thuhet se shoferi i  Audi A4 ka qenë mbi shpejtësinë e lejuar në vende urbane./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu