Golden Eagle thyen rekord: 6 kanaçe të shitura në sekond

Pija energjike “Golden Eagle” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke shitur mesatarisht 6 kanaçe në vetëm 1 sekondë. Përtej shifrave, ky moment është një dëshmi e lidhjes së fortë që Golden Eagle ka ndërtuar me konsumatorët e saj. @goldeneagle.energydrink

Po ashtu, Golden Eagle eksporton në mbi 30 vende të botës, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Slloveni, Bullgari, Itali, Zvicër, Gjermani, Suedi, Angli, Belgjikë, Holandë, Bullgari, Çeki, Austri, Luksemburg, Francë, Greqi, Finlandë, Kuvait, Irak, Libi, Kamerun, SHBA, Australi, Ukrainë, etj. Kjo gjë dëshmon që ky brend është në rritje të vazhdueshme.

Golden Eagle nuk është në jetën e shqiptarëve vetëm si një pije energjike, por përmes nismës “5 lekë për bamirësi”, janë ndihmuar me qindra familje në nevojë si dhe persona me probleme shëndetësore.

Vetëm në javën e fundit, Golden Eagle dhuroi 10 mijë euro për familjen e Eglit në Pogradec.

JOQ Albania ka bashkëpunuar me Golden Eagle për dhjetra raste që kanë pasur nevojë për një ndihmë dhe kjo kompani i është gjendur pranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu