Google është duke planifikuar të punësojë dy milionë inxhinierë dhe zhvillues indianë në zonat e tyre.
Drejtori ekzekutiv Sundar Pichai, ka thënë se kompania dëshiron që të krijojë një kamp të ri të Google në qytetin e Hyderabad në Indi, dhe të dyfishojë numrin e punëtorëve.
Dyfishimi do të bëhet pas trajnimit të tyre në programin e Android, i cili do t’i trajnojë dhe certifikojë ata për aftësitë e tyre.
Rritja e numrit të punëtorëve në këtë program, do të ndihmojë ekonominë indiane me katër milionë zhvillues të punësuar deri në vitin 2018./Telegrafi