Grabitet shtëpia e deputetit Bytyqi, merret një kasafortë me para, ar dhe orë dore

Shtëpia e deputetit të LSDM dhe ish-zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka qenë cak i një grabitje.

Siç mësohet grabitja ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar, derisa Bytyqi nuk ka qenë në shtëpinë e tij në lagjen Butel të Shkupit.

Grabitësit kanë arritur që të marrin nga shtëpia e ish-deputetit dhe ish-një kasafortë që përmbante para të gatshme, ar dhe orë dore, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 50.000 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 21 prill 2025, rreth orës 11:40, në SPB Shkup është paraqitur një rast vjedhjeje nga vetë Bytyqi (49) nga Shkupi.

MPB theksoi se po punon për zbardhjen e késaj grabitje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu