Grabitqarët e Titujve Akademik me doktorata të dyshimta të lëshuara nga Beogradi! (VIDEO)

Krahas akuzave nga revista “Veritas” për plagjiaturë të punimeve shkencore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës (shih linkun) nuk mungojnë as avancimet e pa rregullta në grada shkencore. Edhe pse ato gjinden në fund të listës së kësaj reviste nuk mund të jenë më pak të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për zgjedhje/rizgjedhje pa kriter të cilat nuk plotësojnë̈ kërkesat e përcaktuara sipas Ligjit nr. 82-2018 për Arsimin e Lartë të Republikës së Maqedonisë̈ Veriore. Më konkretisht bëhet fjalë për avancimin në titull shkencor të Nasir Bexhetit dhe Kenan Feratit. Ky i fundit sipas revistës “Veritas” studimet e doktoratës i ka mbaruar në Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim në Universitetin për Paqe të Kombeve të Bashkuara në fushën e Menaxhimit Shëndetësor. Nga një hulumtim i thjeshtë në internet rezulton se ky institucion, me adresë në Beograd, nuk jep asnjë informacion për ndonjë program të akredituar doktorature.

Ndërkohë, konkursi për përzgjedhjen e ligjëruesit për lëndën mësimore “Kirurgji Maksilofaciale I, Kirurgji Maksilofaciale II dhe Implantologji” është zhvilluar vetëm me kandidatin Kenan Feratin, në një proces të dyshimtë, në të cilin vihet re mungesa e konkurrencës luajale dhe manipulime të rënda me llogaritjen e pikëve të grumbulluara të cilat e shpallin atë si kandidat fitues.

Gjithashtu, sipas revistës “Veritas” doktorata e Kenan Ferrati për Menaxhim Shëndetësor është e dyshimtë dhe nuk përkon aspak me kërkesat për ligjërimin e kësaj lëndë. Ndër të tjera, dëshmohet se punimet shkencore të paraqitura për këtë konkurs janë gjithashtu jashtë afatit kohor të përcaktuar me ligj dhe plotësisht jashtë temës që lidhen me kirurgjinë maksilofaciale dhe implantologjisë për të cilat kandidati ka paraqitur punime jashtë lamisë që në fakt lidhen me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, kancerin e mushkërive, si dhe menaxhimin e aktiviteteve të prokurimit, kjo e fundit totalisht jo relevante.

Shkeljet të njëjta të Ligjit nr. 82-2018 për Arsimin e Lartë janë vëne re edhe për Nasir Bexhetin i cili nuk plotëson aspak kriteret e kërkuara për avancim në gradë shkencore pasi për fitimin e titullit akademik profesor i asociuar i lartë, të vlefshme janë̈ vetëm ato botimet shkencore të realizuara pas mbrojtjes së gradës shkencore ‘’Doktor’’ deri në datën e dorëzimit të dosjes për zgjedhje në këtë̈ titull dhe jo ato përpara. Ndërkohë, revista “Veritas” fakton se për procesin e avancimit, Bexheti ka aplikuar me botime para
mbrojtjes së gradës shkencore ‘’Doktor’’.

Siç duket avancimet në tituj shkencor të Kenan Ferrati dhe Nasir Bexheti janë vetëm maja e ajsbergut të shkeljeve ligjore për të cilat drejtuesit e Universiteti të Tetovës duhet të japin llogari dhe të marrin masa urgjente që ti zhbëjnë këto parregullsi duke e vendosur dinjitetin i këtij institucioni aty ku e meriton.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu