Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe e fejuara e tij, Leonita Lekaj kanë një arsye të bukur për të festuar ditën e sotme.
Bukuroshja e futbollistit ka sot ditëlindjen, ajo mbush plot 26 vjeçe dhe Graniti ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar me një urim të ëmbël dhe shumë të veçantë për të dashurën e tij të zemrës.
Ai shkruan: “ Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe 100 vjeçe, ti më dhe gjithçka që më mungonte, më qëndron pranë çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shumë. Kjo ditë është një ditë speciale si për ty, edhe për mua, ti je gjithçka për mua. Faleminderit zotit që më bekoi me një njeri si ti. Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla të jemi përjetë bashkë. Të premtoj që do të jem gjithmonë pranë teje, në të mirë e të keq.”