Grekët duhet të përballen me historinë

Greket aq shumë kanë urrejtje ndaj Islamit dhe myslimaëve, sa që çdo hap ku e hedh, pothuajse shihen gjurmët e një thertore njerëzore. Shembull, në Çamëri një pjesë e madhe e popullsisë përbëhet nga myslimanët, greket nuk lënë gurë pa lëvizur e duke bërë plane për ta shkatërruar këtë popullatë.

Kështu, Shefqet Balla, në librin e tij ‘Problemi Çam’, ka dhënë detaje mbi gjenocidin e ushtruar nga grekët ndaj shqiptarëve në Çamëri.

Janë shumë ngjarje të dhimbëshme që përshkruhen në libër, por deklaratat e dëshmitarëve të gjenocidit, janë pjesa më veçantë që të këpusin në shpirtë. Mos ta zgjasim, le të japim disa deklarata të dëshmitarëve, e të cilat duke i lexuar të ngrihet gjaku.

Fadil Nuriu, dëshmitarë, vrasjen e familjes e tregon në kete mënyrë: “İshim në shtëpi me nënen dhe motrën time gjashtë muajshe. Vrasësit hynë në shtëpinë tonë. Ata i vunë zjarrin duke derdhur benzinë ​​mbi nënën time. Nëna humbi vetëdijen, dhe trupi iu bë i zi. Gjaku rridhte kudo. Unë arrita ta shihja, kafkën e nënës sime. Buzët ju kishin djegur dhe dhëmbët i kishin dalë jashtë. Kjo ishte një pamje e tmerrshme. Vrasësit, vranë motrën time në djep. Nëna e cila vdiq nga vuajtjet e tmerrshme nuk na lejuan ta varrosim aty. Trupi filloi të krimbej dhe nisi të marr erë nga vapa e qershorit. (Faqe, 87) Voltaire kishte thënë: njerëzit e vegjel, bëjnë mëkate të mëdha.

Vazhdojmë:

Një tjetër dëshmitare e gjenocidit të ushtruar nga grekët ndaj shiptarëve çamë, Nuri Zekije tregon ngjarjen: Mora vajzën time dhe djalin tim, motren time dhe bashkëshort Ibrahimi, së bashku shkuam në shtëpinë e të afërmit tonë Arturit. Nuk e di se nga e kuptuan, por grekët e rrethuan shtëpinë, thyen derën dhe u futën brenda. Nëna e Nazmiut që ishte shtatzënë u torturua keq. Unë ika por grekët vrapuan pas meje, dhe më kapën. Ata më hodhën prej një muri, rreth tre katëshe lartësi. Kur erdha në vete shkova tek shtëpia e ortodoksit Niko Veneti për të kërkuar ndihmë. Atë natë qëndruam aty. Të nesërmen kishim për të ikur, por ata na gjetën dhe na dërguan në burg.

Pastaj e mesova se Sabijen, Shemsijen, Xhemilen dhe vajzën e kishin mbytur”. (Faqe 87) – [ ] Dihet se çfarë bënë i ligu kur ti vie mundësia: Një detaj nga fatkeqësia e Behije Menko-së, që e ka përjetuar. Isha nëntë vjeçare dhe grekët thyen derën, para se të hyjnë në shtëpinë tonë. Ata morën çdo gjë në shtëpi. Ata torturuan nënën time, gjithashtu edhe motrën e nënës sime e torturuan. I pashë me sytë e mi: Njerëzit i larguan rreth 500 metra nga shtëpia jonë, i torturuan dhe i mbyten. Meshkujt e familjes i torturuan dhe pastaj i vranë, kurse gratë i përdhunuan e i vranë. Kudo kishte tortura, vranë shumë njerëz që ishin aty. Ata gjithashtu vranë edhe Myftin e Pilatit.

Unë pashë edhe Nënen e Fadil Nuriut duke u djegur. Një ditë pas masakrës (28 Qershor 1944) Ata na u mblodhën në qendër të Paramithisë. Aty varën nënën time, dhe vëllaun tim 14-vjeçar. Ata vranë tezen time para syve të mi. Për tre ditë Paramithia u kthye në një thertore njerëzore. Meshkujt e vrarë i coptuan pjesë-pjesë dhe i detyruan femrat e zëna rob që ti gropojnë në një varrezë masive. (Faqe 92) Në pamje nuk duhet të mashtrohemi, në pamje të gjithë duken njerëz. Nurisha Pronja, tregon për një përjetim që vetëm përbindshët mund ta bëjnë këtë mizori njerëzve: Në rrugën e Zerva-së takova ushtarët.

Dhimiter Paskoja ishte me ata. Ky njëri kishte prerë me thikë gruan e Ibrahim Ballotit, Sanijen, dhe ia kishte djegur m e benzinë. Na i morën të gjitha rrobat me stolitë. Ata i përdhunuan gratë dhe vajzat. Burrat e burgosur të zënë rob filluan duke i prerë, masakruar dhe në fund i vranë. I pashë me sytë e mi, Xhelal Ballotin 95-vjeçar, ia prenë kokën dhe ia ndanë prej trupit. Tefik Abazit ia prenë dy këmbët dhe ia hodhën. Gratë dhe fëmijët i tubuan dhe i burgosën.

Edhe për ata dëgjova se i kishin mbytur në burg. (Faqe 90-91). Ky persekutim sikur të bëhej nga turqit apo shqiptarët, Evropa dhe Bota do të reagonin dhe do të bëhej kijameti. Kurse Greqisë asnjë notë proteste nuk ia bënë. Përderisa të gjitha këto janë reale, të qarta si dita, ne nuk mund të veprojmë sikur asgjë nuk ka ndodhë. Ata nuk munden të flasin për gjenocidin Ermen, Ata duhet ti shofin të metat e tyre, dhe duhet të përballen me historinë. Me 27 Qershor në parlamentin e Turqsë u përkujtua dita e Gjenocidit të Çamërisë.

*Autori është analist i Ballkanit. Shkrimi u shkrua për të përditshmen “Yeni Akit” në Turqi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu