Zjarri i rënë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në xhaminë e Bejazitit, monument osman i shekullit të XV-të në Didymoticho në Thrakë (verilindje të Greqisë) mbrëmjen e djeshme, bëhet e ditur nga forcat zjarrfikëse. Pista e një zjarrvënie të qëllimshme nuk është përmendur për momentin nga ana e autoriteteve.
“Sipas të dhënave të para, zjarri është konstatuar rreth orës 06:00 GMT ditën e sotme u shkaktua nga punimet që po kryheshin për restaurimin e ndërtesës”, bëri të ditur për median, Nathanaïl Rigas, drejtor rajonal i forcave zjarrfikëse në Thrakë.
“Për momentin nuk ka asnjë tregues që vërteton pistën e një zjarrvënie të qëllimshme, por ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve, të gjitha pistat janë duke u hetuar”, pohoi ai për median.