Greqia dërgon ndihmë për rajonet e vërshuara në Maqedoni

Me urdhër të Qeverisë greke sot pasdite në Maqedoni do të dorëzohet pjesa e parë nga ndihma e Greqisë për katastrofën e shkaktuar nga vërshimet më 6 gusht, kumtoi Ministria greke e Punëve të Jashtme.

Sekretariati i përgjithshëm për mbrojtje të qytetarëve me ndihmë të shërbimit të zjarrfikësve dërgon pesë pompa transportuese dhe pesë gjeneratorë për t’iu ndihmuar njerëzve të prekur nga vërshimet. MPJ-­ja greke ende kumtoi se në vijim janë konsultime midis Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për ndihmë shtesë, e cila autoriteteve të Maqedonisë u është e nevojshme që të përgjigjet në nevojat e të prekurve në vërshimet.

Ndërkohë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se përmes Mekanizmit për mbrojtje civile nga BE­ja, donacioni nga Greqia do të arrijë rreth orës 16:30. Donacionin do ta dorëzojë zëvendësambasadori nga Ambasada e Greqisë në Shkup, ndërsa në pranim­dorëzimin e donacionit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Do të dorëzohet në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” më lagjen e Aerodromit ku gjenden hapësirat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

“Me këtë fillon arritja e ndihmës së pritur përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit është edhe Republika e Maqedonisë përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim”, theksojnë nga Drejtoria. /portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu