Prej disa ditësh Greqia po zhvillon në kufi me Shqipërinë stërvitje ushtarake të koduar ‘Mburojë çeliku’, ku ka dërguar tanke dhe mjete të rënda ushtarake.
Në këtë stërvitje ndodhet Brigada e 8 sulmuese e ushtrisë greke, ndërsa nacionalistët grekë e komentojnë këtë si tregues të forcës së Greqisë ndaj Shqipërisë.
Një portal grek i quajtur militaire.gr, duke mos përmendur për asnjë çast vendit tonë, nënkuptohet se mesazhi i përcjellë është për Shqipërinë.
“Ushtria jonë është e pranishme në të gjithë territorin e Greqisë. Edhe aty ku nuk ka asnjë problem të madh ushtarak, sepse nuk ka asnjë armik, por ka shumë udhëheqës sfiduese dhe miqtë të afërt me Ankaranë. Greqia nuk ka nevojë për të bërë një përballje ushtarake me asnjë. Por ata që e interpretojnë durimin e Greqisë si një dobësi, është e këshillueshme që të ‘pushojnë’ retorikën e tyre kundër Greqisë”, shkruan portali grek.
Ky realitet i cili mund të prodhoj situata të paparashikueshme dhe me plotë rreziqe, sa vërehet, nuk ka provokuar as shqetësimin më të vogël tek Tirana zyrtare. Ngjashëm ndodhë edhe me simotrën e saj Prishtinën, edhe përkundër fakteve të ditura, se para, gjatë dhe pas ushtrimeve serbe-ruse-beloruse (03-09 nentor 2016), të koduara me emërtesën “Slovensko Bratstvo 2016” (Vëllazëria sllovene), formacione ofensive të ushtrisë dhe të xhandarmërisë serbe, ishin dhe mbetën të pozicionuara përreth kufirit me Kosovën. Gjithashtu, as informatat e bollshme se me përkrahjen serbe-ruse dhe nën ombrellën e Kishës, kinse ortodokse “Shën” saviane serbe, edhe brenda territorit të Kosovës, nga veteranë të luftërave në Çeçeni, Ukrainë, Kroaci, Bosnje, Kosovë, janë formuar njësi të “Ushtrisë kozake të Ballkanit”. Këto “njësi” komandohen nga “atamani kozak” ish koloneli i MPB të Serbisë, Slavko Nikiç, operativ aktiv gjatë luftës në Kosovë!
Se sa janë të përgatitura këto njësi luftarake kriminelësh, mjafton të shihet niveli i pjesëtarëve të njërës prej tyre, ata të cilët u arrestuan nga forcat e sigurisë së Malit të Zi, gjatë fazës përgatitore për grushtet, në prag të ditës së zgjedhjeve!
Arsyetimet e Tiranës dhe Prishtinës për mos ndërmarrjen e asnjë veprimi përgatitor për mbrojtje nga rreziku serioz i ndonjë blitz Keig-u (luftë e rrufeshme) apo veprimi terrorist në drejtim dhe brenda trojeve tona, se diçka e tillë nuk do të ndodhë, se qenkemi në NATO dhe e paskemi KFOR-in dhe ata na mbrojnë.
Arsyetime këto për t’u mbajtur mend, por që realiteti i demanton. Në popull kësaj i thonë, të andërrosh qe me alet të huaj ta mbash familjen!
Mendoj, se shembujt në vazhdim janë të mjaftueshëm për përgënjeshtrimin e këtyre arsyetimeve:
a. nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe veriu i Kosovës, u përzunë dhunshëm shqiptarët, para hundëve të KFOR-it francez;
b. masakra e Srebrenicës u krye përkundër faktit se ishte në zonën e përgjegjësisë së forcave të SFOR-it holandez…
Sa më shpejt që do t’i thërrisnin mendjes ata që thirren në verdiktin e votës tonë dhe të reflektonin drejt, aq më mirë për ne!
………………………………………………………….