Greqia mund ta njeh së shpejti pavarësinë e Kosovës, thotë Albin Kurti

Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën, kështu tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar se në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, teksa ka shtuar se prej 5 vendeve, Greqia është afër njohjes

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë.” ka theksuar kryeministri Kurti.

Kurti ka shtuar se Kosova ka aplikuar për pranim në BE dhjetorin e vitit të kaluar dhe përkundër faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së

“Me BE-në kemi të nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, ka theksuar ai.

Kemi nevojë për ndihmën e shteteve që na kanë njohur, për të na njohur vendet mos njohëse: Kemi nevojë për 22 nga 27 vendet e BE-së, për 26 nga 30 vendet e NATO-s dhe ndihmën e 34 vendeve nga 46 në Këshillin e Evropës, ka theksuar ai mes tjerash në intervistën për televizionin polak “TVP World” .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu