Grevë e pjesërishme në Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti. Rreth 140 makinistë kërkojnë rrogat e papaguara.
Kjo grevë ka bërë që të ketë paralizim të pjesës më të madhe të linjave hekurudhore.
Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski theksoi se po shqyrtohet zgjidhja e problemeve të shkaktuara në hekurudhat e vendit.
Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski ka zhvilluar takim me sindikatën e makinistëve dhe drejtorin e përgjithshëm të Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti, ku siç bëhet e ditur përmes një komunikate të kabinetit të ministrit, po shqyrtohen mundësitë ligjore për gjetjen e zgjidhjes./InfoShqip.com